Pamje: Kovalev e mbron titullin e botës në WBO me nokaut ndaj Yarde - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

25/08/2019 10:01

Me i fundit

Pamje: Kovalev e mbron titullin e botës në WBO me nokaut ndaj Yarde

Sport

Gazeta Express

25/08/2019 10:01

Sergey Kovalev i ka mbijetuar një trembjeje në rundin e tetë dhe e ka nokautuar britanikun Anthony Yarde për ta mbrojtur titullin WBO në kategorinë e lehtë në një meç dërrmues.

Rusi Kovalev e dominoi meçin në fillim, i cili u zhvilluar në qytetin e lindjes së tij Chelyabinsk, por gati sa nuk u mposht në rundin e tetë kur u gjend nën sulm të pandërprerë nga britaniku, transmeton Gazeta Express.

Yarde ishte buzë lavdisë por kampionet e dinë sesi të dalin nga situatat e vështirë.

Edhe pse i dërrmuar, Kovalev u kundërpërgjigj shumë mirë dhe e nokautoi Yarden në rundin e 11-të.

Kështu, rusi e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBO.

Për britanikun kjo ishte mundësia e parë për të luftuar për tillin e botës. /Gazeta Express/