Pamje: Koeman lexon një deklaratë dhe largohet nga konferenca papritmas - Gazeta Express
string(70) "pamje-koeman-lexon-nje-deklarate-dhe-largohet-nga-konferenca-papritmas"

Pamje: Koeman lexon një deklaratë dhe largohet nga konferenca papritmas

Futboll

Gazeta Express

22/09/2021 15:02

Ronald Koeman ka bërë thirrje për durim gjatë përpjekjeve të Barcelonës për rindërtimin e klubit në një kohë krize, pasi e lexoi një deklaratë në një konferencë për shtyp, ku nuk pranoi t’iu përgjigjej pyetjeve.

Trysnia ndaj trajnerit holandez është duke u rritur, për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit javëve të fundit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça humbi keq 3:0 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe pastaj barazoi 1:1 me Granadan të hënën.

Është përfolur vazhdimisht se Koeman do të shkarkohet, por ai thotë se klubi është me të dhe se e kupton se do të nevojitet kohë për ta ndërtuar një ekip që është në gjendje të luftojë për tituj përsëri.

Koeman iu drejtua gazetarëve të mërkurën dhe e lexoi një deklaratë të shkurtër.

58-vjeçari nuk pranoi pyetje dhe u largua menjëherë pasi argumentoi se nevojitet durim për t’i tejkaluar telashet financiare dhe për ta ndërtuar një ekip që mund të jetë përsëri forcë e madhe në Evropë.

“Unë e kam përkrahjen e klubit si trajner në një gjendje rindërtimi. Gjendja financiare e klubit lidhet me aktivitetet sportive dhe anasjelltas. Kjo nënkupton se ne se ekip duhet të rindërtohemi pa bërë ndonjë investim të madh financiar. Kjo kërkon kohë”, tha Koeman.

“Talentet e reja sot mund të bëhet yjet e ardhshme botërore brenda vetëm pak vitesh. Ne kërkojmë durim”, shtoi ai. /Gazeta Express/