Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes - Gazeta Express
string(72) "pamje-i-vihet-flaka-billbordit-liria-ka-emer-policia-ne-vend-te-ngjarjes"

Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

Gazeta Express

17/11/2020 8:47

Ditëve të fundit një billbord “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës, raporton Gazeta Express.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Lexo Edhe:

Në orët e para të mëngjesit këtij billbordi i është vënë flaka. Në vend të ngjarjes ka dalë policia që e ka rrethuar me shirit vendin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën.

T7 është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe sjell pamjet nga aty.