Argjentina ka fituar në ndeshjen miqësore ndaj Panamas të zhvilluar pas mesnate me kohën tonë lokale.
Kampionët e botës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi, në ndeshjen e parë pasi u kurorëzuan me trofeun e Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.
Messi shënoi nga gjuajtja e lirë një gol mjaft të bukur. Ky njëherit ishte goli i tij i 800-të në karrierë me klube dhe kombëtare
Pas ndeshjes, futbollistët e Panamasë u rreshtuan për një fotografi me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...