Pamje: Blindohet Bagdadi, Papa Françesku pritet me nderime të larta në Irak - Gazeta Express
string(73) "pamje-blindohet-bagdadi-papa-francesku-pritet-me-nderime-te-larta-ne-irak"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 13:26

Pamje: Blindohet Bagdadi, Papa Françesku pritet me nderime të larta në Irak

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 13:26

Papa Françesku arriti të premten për një vizitë zyrtare në kryeqytetin irakian, Bagdad. Kjo është vizita e parë e një pape në shtetin me shumicë myslimane. Për sigurinë e tij janë angazhuar rreth 10.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Kleriku 84-vjeçar, i cili tha se po udhëton në Irak në një pelegrinazh paqeje, pritet të takohet me udhëheqësin më të lartë fetar në Irak, Ayatollah Ali Sistani, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam i lumtur që po i rifilloj udhëtimet dhe ky udhëtim simbolik është gjithashtu detyrë ndaj një toke që është martirizuar për vite të tëra”, tha papa para gazetarëve që fluturuan bashkë me të drejt Irakut.

Gjatë qëndrimit në Irak, pritet që Papa Françesku t’i vizitojë disa kisha, stadiume dhe disa vende tjera, ndërsa numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të pandemisë.

Vizita e Papës është mirëpritur nga të krishterët e Irakut, numri i të cilëve është zvogëluar viteve të fundit për shkak të përndjekjes dhe dhunës sektare.

Ai ka këmbëngulur që ta zhvillojë vizitën historike në Irak pavarësisht shtimit të rasteve me Covid-19 dhe shqetësimeve për masat e sigurisë.

Rreth 10.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të jenë të angazhuar për ta mbrojtur Papa Françeskun, ndërkohë autoritetet kanë vendosur edhe orë policore për ta luftuar përhapjen e virusit.

Papa Gjon Pali i Dytë i kishte anuluar planet për ta vizituar Irakun në vitin 1999, pasi bisedimet me qeverinë e ish-presidentit Saddam Hussein kishin dështuar.

Në dy dekadat e fundit, një nga komunitetet më të vjetra të krishtera është tkurrur nga 1.4 milion në rreth 250.000 besimtarë. Shumë prej tyre kanë ikur në vende të huaja për t’iu shmangur dhunës së motivuar nga përkatësia fetare.