Pamje: 16-vjeçari në gjendje të rëndë, pasi u godit nga rrufeja - Gazeta Express
string(61) "pamje-16-vjecari-ne-gjendje-te-rende-pasi-u-godit-nga-rrufeja"

Pamje: 16-vjeçari në gjendje të rëndë, pasi u godit nga rrufeja

Gazeta Express

06/07/2020 12:24

Një ngjarje e rëndë dhe vërtet e pabesueshme ka ndodhur në Rusi.

Një futbollist, Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Lexo Edhe:

Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.

Kjo ishte ajo çka u raportua një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme është publikuar një video dhe shikohet momenti që rrufeja e ka goditur 16-vjeçarin, i cili është në gjendje kome.

Të gjithë i kanë shprehur mbështetjen dhe përkrahjen familjes dhe shpresojnë që kjo ngjarje e rëndë të mbyllet me një fund të lumtur.