Pamja e re befasuese e Ibrahimovicit: Shaka apo e vërtetë? - Gazeta Express
string(56) "pamja-e-re-befasuese-e-ibrahimovicit-shaka-apo-e-vertete"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2021 8:52

Pamja e re befasuese e Ibrahimovicit: Shaka apo e vërtetë?

Futboll

Gazeta Express

25/01/2021 8:52

Zlatan Ibrahimovic i ka habitur ndjekësit e vet në rrjetet sociale të dielën, duke e postuar një fotografi të veten ku shihet me kokë të rruar.

Sulmuesi i Milanit është i njohur për mbajtjen e flokëve të gjata, por duket sikur ka zgjedhur ta provojë një stil të ri flokësh, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbase Ibrahimovic vendosi t’i ndryshojë gjërat pasi ishte në fushë kur Milani i tij i dashur u mposht bindshëm 3:0 nga Atalanta të shtunën, prandaj në seancën stërvitore të së dielës ai u pa tullac.

Megjithatë, nuk duhet hedhur poshtë fakti se 39-vjeçari mund të jetë tallur me të gjithë ne, pasi duket ta ketë përdorur një aplikacion për të pretenduar se është tullac.

Me Zlatanin nuk i dihet kurrë. /Gazeta Express/