Palmer për pozicionin amerikan: Jemi të fokusuar për të mbështetur BE'në në dialogun Kosovë - Serbi - Gazeta Express
string(97) "palmer-per-pozicionin-amerikan-jemi-te-fokusuar-per-te-mbeshtetur-bene-ne-dialogun-kosove-serbi-0"

Gazeta Express

05/08/2020 22:04

Palmer për pozicionin amerikan: Jemi të fokusuar për të mbështetur BE’në në dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta Express

05/08/2020 22:04

“Ne jemi të fokusuar që të mbështesim procesin e drejtuar nga Bashkimi Europian që do të çojë në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Matthew Palmer, ZëvendësAsistent i Sekretarit të Shtetit në SHBA dhe Përfaqësues i Veçantë për Ballkanin Perëndimor.

Palmer shprehu qëndrimet e tij gjatë një interviste për Ballkanin Perëndimorë, organizuar nga Balkan Insider – një portal interneti që merret me çështje që lidhen me Ballkanin.

Lexo Edhe:

Diplomati amerikan vuri theksin në, atë që thotë ai, formën ideale, marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës që do të dërgojë në njohje reciproke.

“Historia e shkëmbimit të territoreve, apo cdo aspekt tjetër i marrëveshjes, heqë vëmendjen nga një qëllim kryesor: Për Serbinë dhe për Kosovën dhe Qeveritë e tyre që të ulen dhe të punojnë në gjetjen e rrugës për normalizim të marrëdhënieve”, thotë Palmer.

“Ne mbështesim procesin, andaj mendoj se është e parëndësishme dhe destruktive që të bisedojmë për tema të tilla sikur shkëmbimi i territoreve. Ne duhet që të mendojmë se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që pjesëmarrësit në negociata të përparojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do ti jepte fund një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjes”, ka thënë ai.

Në pjesën e përafqësimit për Serbinë dhe Kosovën, përfaqësuesi i veçantë i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor kujtoi se të dy palët rinovuan bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Europian dhe Mirosllav Lajçak – kur e shënoi atë si një mik të dashur dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

“Unë jam thjesht i lumtur që kthehem në biznes. Kohët e fundit jam takuar këtu në Uashington me Skender Hysenin – përfaqësuesin e Kosovës në atë proces. Ka shumë punë përpara tyre – pjesëmarrësit e huaj në negociata janë të angazhuar për tu bërë përparimi i nevojshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë do të ristartonte marrëdhëniet në rajon dhe do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian,” nënvizoi Palmer.