“Pallati është anuar, na rrezikon” Jeta pranë godinave të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit - Gazeta Express
string(90) "pallati-eshte-anuar-na-rrezikon-jeta-prane-godinave-te-shkaterruara-nga-termeti-i-nentorit"

“Pallati është anuar, na rrezikon” Jeta pranë godinave të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit

Gazeta Express

02/06/2020 16:42

Pasiguria për jetën është kthyer në pjesë të së përditshmes për familjet që jetojnë pranë objekteve shumëkatëshe të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit.

Ky pallat ndodhet në zonën e Shkëmbit të Kavajës fare pranë godinave të tjera të banuara dhe pallatit që u shemb në maj nga IKMT-ja. Ai ishte në përfundim e sipër kur tërmeti i nëntorit e dëmtoi.

Lexo Edhe:

“Në fillim thanë se është për t’u prish, tani thonë se do e riparojnë prapë, po kjo i ka të gjitha kolonat të thyera. I ka arnuar andej nga pallati jonë, po është gati duke u shemb. Rrezikojmë. Jemi me familje dhe nuk e dimë ccfarë do të bëhet. Në këtë gjendje kjo nuk bëhet më.”

“Pallati është me një anë, inertet atje nga ana tjetër.”

“Pallati po na bie sipër.”

Përveç pasigurisë dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe në pallatin e tij, ky banor tregon se ka pësuar dëme në apartamentin e tij edhe nga shembja me shpërthim të kontrolluar nga IKMT e një objekti tjetër pak javë më parë.

 “Po i riparojmë nga e para. Dëmtime patëm dhe asnjë ndihmë nga shteti. Çdo gjë po e bëjmë vetë.”

Në të gjithë zonën po punohet për riparimin e dëmeve, ndërkohë inertet vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët. Shumë prej tyre presin të japin me qira dhomat e tyre për pushuesit gjatë sezonit turistik që sapo ka nisur.