Pallaska: Statusi i Rexhep Qosjes nuk është i denjë as për një aparatçik të “zyrës së shtypit” të Kryeministrit - Gazeta Express
string(99) "statusi-i-rexhep-qosjes-nuk-eshte-i-denje-as-per-nje-aparatcik-te-zyres-se-shtypit-te-kryeministrit"

Pallaska: Statusi i Rexhep Qosjes nuk është i denjë as për një aparatçik të “zyrës së shtypit” të Kryeministrit

Gazeta Express

19/02/2020 10:29

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas statusit të djeshëm të Rexhep Qosjes i cili sulmoi Gazetën Express dhe Televizionin 7.

Pallaska ka shkruar se Qosja kritikën që mediat ia bëjnë Edi Ramës e ka barasvlerësuar me urrejtje ndaj Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Rexhep Qosja dje me një status në Facebook e paska barasvlerësuar kritikën ndaj Kryeministrit të komprometuar të Shqipërisë me urrejtje ndaj Shqipërisë”, ka shkruar Pallaska.

Pallaska ka thënë se shkrimi i Qosjes do të ishte i ulët edhe për një aparatçik që punon tek zyra e Edi Ramës.

“Ky status do të ishte i ulët edhe për një aparatçik nga “zyra e shtypit” e Kryeministrit të Shqipërisë që synon t’i vardiset shefit autokrat duke ia ushqyer egon e sëmurë me idenë se ai vetë është Shqipëria”, ka shkruar avokati në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se shpërndarja e shkrimit të Qosjes nga ana e Ramës nënkupton që Kryeministri i Shqipërisë po kërkon shërbyes të rinj.

“Kjo shpjegon pse ky status ka marrë vëmendjen dhe është shpërndarë nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili – tash që publikisht është ekspozuar për pabesitë e tij kundër Kosovës – është në kërkim të shërbyesve të ri për të kompensuar kredencialet e humbura kombëtare”, ka thënë Pallaska./GazetaExpress/