Juristi, Dastid Pallaska, në emisionin “A Show” në T7, ka komentuar padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Pallaska ka komentuar një nga arsyet e Ramës që e shtyu ta padis Haradinajn. Bëhet fjalë për shkatërrimin e reputacionit të kryeministrit të Shqipërisëm, siç pretendon Rama. Juristi Pallaska ka thënë se Reputacioni i Ramës u shkatërrua kur ky i fundit e ftoi Vuqiçin në Durrës.
“Kryeministri i Shqipërisë pretendon se i është dëmtuar reputacioni. Nuk e di a është shaka apo çfarë, cili reputacion? Ky kryeministër me veprimet e tij në samitin e Durrësit do të hyjë në histori si personi që e shkatërroi reputacionin e tij me dorën e vet kur e thirri Vuqiçin, ministrin e Milloshefiqit në samit”, është shprehur Pallaska.
Madje Pallaska pyet si ka mundësi që Rama të mendoj se thirrja e Vuqiçit nuk ia ka dëmtuar reputacionin, kurse Haradinaj po.
“Pra si ka mundësi që Rama të mendoj se thirrja e Vuqicit nuk ia ka dëmtuar reputacionin, por kjo çështja e padisë po?”, ka pyetur Pallaska.
Tutje, Pallaska thotë se padia ka qenë vetëm një veprim politik.
“Unë besoj se padia ka qenë një veprim politik”, shtoi Pallaska.