Palët afër konsensusit për 'zgjedhoren', BE jep 15 mln € për identifikimin biometrik - Gazeta Express
string(81) "palet-afer-konsensusit-per-zgjedhoren-be-jep-15-mln-e-per-identifikimin-biometrik"

Palët afër konsensusit për ‘zgjedhoren’, BE jep 15 mln € për identifikimin biometrik

Gazeta Express

03/06/2020 15:42

Duket se palët po i afrohen një konsensusi përsa i përket reformës zgjedhore, teksa kërkesa e opozitës për implementimin e teknologjisë dhe identifikimit biometrik të votuesve do të mbulohet me paratë e Bashkimit Evropian.

Mësohet se BE do të japë 15 mln euro për financimin e teknologjisë në zgjedhje, një pikë kjo mjaft e debatuar mes palëve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë takimi mes ambasadorëve të SHBA, BE e Britanisë me anëtarët e Këshillit Politik, ka vijuar për orë të tëra edhe këtë të mërkurë, pas negociatave që u zhvilluan ditën e djeshme për të paktën 9 orë.

E teksa duket se çështja e teknologjisë në zgjedhje po merr zgjidhje, palët qëndrojnë ende të ndara në lidhje me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Mbetet për t’u parë nëse palët do të afrohen aqsa të dalin me një product të përbashkët për reformën zgjedhore, ndërsa vlen për t’u theksuar se ndërkombëtarët janë investuar intensivisht në negociata për realizimin e një marrëveshje./Express