Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin - Gazeta Express
string(67) "pal-lekaj-beson-qe-kurti-ne-njefare-forme-e-ka-pranuar-asociacionin"

Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

Gazeta Express

27/01/2023 23:47

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj mendon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëfarë forme është pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, Kurti është pajtuar pas darkës së vonë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. në Prishtië në fillim të javës.

Lekaj ka folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli në T7.

Lexo Edhe:

“Z. Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni. Dhe kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeminsitrit”, ka thënë Lekaj.

Duke folur për Asociacionin, Lekaj ka deklaruar se SHBA nuk pranon një model që e bënë jofunksionale Kosovën. Ai ka thënë se AAK nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Nuk mendoj që SHBA e pranon një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bënë jofunksional shtetin e Kosovës. Ne Aleanca nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive, pavarësisht nga vie”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë modeli të Asociacionit pranon në Bruksel, por pak minuta më vonë ka thënë se ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se modeli i Asociacionit mbetet i pandryshuar dhe i panegociuar.

“Ose e pranon, ose nuk e pranon”, ka thënë Lekaj.

“Qeveria ka qenë shumë neglizhente në këtë drejtim dhe e ka aktualizu fuqishëm me veprimet Asociacionin. Tani është në tavolinën e negociatave në Bruksel. Z. Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos rrëshqas te Asociacioni mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar Lekaj. /GazetaExpress