Pakistani masa drastike ndaj Francës për shkak të karikaturave të profetit - Gazeta Express
string(74) "pakistani-masa-drastike-ndaj-frances-per-shkak-te-karikaturave-te-profetit"

Gazeta Express

17/11/2020 10:08

Pakistani masa drastike ndaj Francës për shkak të karikaturave të profetit

Gazeta Express

17/11/2020 10:08

Pakistani dhe komuniteti i tij mysliman duket se nuk i kanë harruar deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Pas presionit në rritje, Pakistani ka vendosur të dëbojë brenda dy muajsh ambasadorin francez dhe ka vendosur të mos dërgojë një diplomat në Paris. Gjithashtu, masë tjetër është dhe bojkotimi i të gjitha produkteve franceze, në shenjë hakmarrjeje.

Lexo Edhe:

E gjitha kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë dhe liderit të lëvizjes fondamentaliste islamike, Tehreek-i-Labbaikh, i cili kishte parashikuar dhe mbajtjen e protestave të dhunshme në vend, që tashmë u anuluan. /Express/