Paketa ‘Anti shpifje’ dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ja datat kur Komisioni i Venecias do të sjellë opinionin në Shqipëri - Gazeta Express
string(125) "paketa-anti-shpifje-dhe-emerimet-ne-gjykaten-kushtetuese-ja-datat-kur-komisioni-i-venecias-do-te-sjelle-opinionin-ne-shqiperi"

Gazeta Express

26/05/2020 9:53

Paketa ‘Anti shpifje’ dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ja datat kur Komisioni i Venecias do të sjellë opinionin në Shqipëri

Gazeta Express

26/05/2020 9:53

Komisioni i Venecias pritet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare dhe opinionin përfundimtar për Paketën ‘Anti shpifje’. Gjithashtu, në datat 18-19 qershor “Venecia” do t’i dorëzojë Shqipërisë opinionin përfundimtar edhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Paketa “Anti shpifje” e propozuar nga qeveria ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta mes palëve politike në Shqipëri. Ajo është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin atë si cënim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Lexo Edhe:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve. Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament. Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.

Paketa e diskutueshme ligjore e propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti u rikthye në Parlament nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e konsideroi ate si antikushtetuese. Presidenti Meta tha se ligjii shkelte lirinë e medias.