Pak kërkesa për iPhone 14, shqetësime në Apple - Gazeta Express
string(45) "pak-kerkesa-per-iphone-14-shqetesime-ne-apple"

Pak kërkesa për iPhone 14, shqetësime në Apple

AutoTech

Gazeta Express

28/09/2022 21:18

Kompania teknologjike Apple është shprehur e shqetësuar nga mundësia për mungesë të kërkesës së konsumatorëve për iPhone 14, shkroi Reuters të mërkurën.

Aksionet e Applet kanë rënë më shumë se 4 për qind më 28 shtator pas raportimit se gjiganti i teknologjisë po heqë dorë nga planet e tij për të rritur prodhimin e iPhonet më të fundit.

Lexo Edhe:

“Bloomberg” ka raportuar se Apple u ka thënë furnitorëve që të kufizojnë montimin e pjesëve të këtij lloji të iPhonet deri në gjashtë milionë njësi në gjysmën e dytë të vitit për shkak të rënies së kërkesës.

“Kërkesa e dobët e konsumatorit po pritet në kohën kur faturat e shërbimeve po rriten, normat e interesit po rriten, kostot e hipotekës po rriten”, kanë vlerësuar analistët, transmeton Koha.

Sipas Abhilash Kumarit, analist në “Strategy Analytics”, blerësit e mundshëm të iPhone 14 mund të zgjedhin modelin më të vjetër, duke pasur parasysh zbritjen e madhe që i bëhet iPhone 13-shit me daljen në treg të modelit të ri.