Pak ditë pas spektaklit te veteranët, Veliu pret në takim shefin e EULEX’it - Gazeta Express
string(73) "pak-dite-pas-spektaklit-te-veteranet-veliu-pret-ne-takim-shefin-e-eulexit"

Pak ditë pas spektaklit te veteranët, Veliu pret në takim shefin e EULEX’it

Gazeta Express

28/09/2020 17:17

Kreu i MPB’së, Agim Veliu ka pritur sot në takim shefin e EULEX’it, Lars Gunnar Wigemark, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, vetë Veliu duke thënë se me të kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për parandalim e virusit COVID 19.

Lexo Edhe:

Po ashtu, në këtë takim të dy palët shprehëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it, ka deklaruar Veliu.

Ky takim i ministrit të Punëve të Brendshme me shefin e EULEX’it vjen pak ditë pas aksionit të mbajtur në zyrat e veteranëve ku u arrestuan krerët e kësaj organizate./GazetaExpress/