Pak ditë pas publikimit të formularëve me gabime elementare, deputetët diskutojnë për Arsim - Gazeta Express
string(90) "pak-dite-pas-publikimit-te-formulareve-me-gabime-elementare-deputetet-diskutojne-per-arsim"

Pak ditë pas publikimit të formularëve me gabime elementare, deputetët diskutojnë për Arsim

Lajme

Gazeta Express

06/05/2021 7:07

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Numër jo i vogël i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë bërë gabime elementare drejtshkrimore dje gjatë plotësimit të Formularit për Broshurën Parlamentare.

Lexo Edhe:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar gabim emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

Gabime elementare kanë bërë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje si: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi.

Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë fjalën shqiptar. Disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.

Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.