Pak ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha fton të gjithë delegatët të bashkohen në ditëlindjen e PD-së - Gazeta Express
string(107) "pak-dite-para-kuvendit-te-11-dhjetorit-berisha-fton-te-gjithe-delegatet-te-bashkohen-ne-ditelindjen-e-pd-se"

Pak ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha fton të gjithë delegatët të bashkohen në ditëlindjen e PD-së

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2021 17:28

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë delegatëve që të bashkohen më 11 Dhjetor, në ditëlindjen e Partisë Demokratike.

Ai ka falenderuar gjithashtu delegatët e degëve në Fier, Patos Mallakastër dhe Roskovc për mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin që pritet të mbahet më 11 Dhjetor. Në foltoret e tij, ish-lideri historik ka ftuar të gjithë demokratët të marrin pjesë në Kuvend edhe ata, të cilët nuk kanë firmosur.

Lexo Edhe:

“Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Fier, Patos, Mallakaster dhe Roskovec per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores!”, shkruan Sali Berisha.