Pajtesa merr dhuratë një veturë super luksoze për ditëlindje


Gazeta Express
15 Shtator 2019 18:02

Aktorja e ‘Çka ka shpija’ po jeton jetën e ëndrrave.

Fiona Gllavica, e cila mori famë me rolin e Pajtesës në serialin kosovar, këtë vit mund ta cilësojë si më të mirin që ka pasur ndonjëherë në jetë.

Ajo shumë shpejtë u bë e njohur për publikun mbarë shqiptar, konfirmoi fejesën dhe gjatë verës u martua në një ceremoni shumë të bukur, ku shkëlqeu si nuse.

View this post on Instagram

🍀

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica) on

Më pas radhën e kishte muaji i mjaltit, të cilin Fiona e kaloi në Tajlandë me bashkëshortin, prej nga postonte vazhdimisht fotorafi të bukura.

Ndërsa sot aktorja feston ditëlindjen dhe në këtë ditë ajo ka marrë një dhuratë vërtetë luksoze.

Fiona është bërë me një veturë të tipit Range Rover, të cilën ka treguar se e ka dhuratë./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart