Pajisja popullore e Apple tani është “e vjetruar - Gazeta Express
string(47) "pajisja-popullore-e-apple-tani-eshte-e-vjetruar"

AutoTech

Gazeta Express

05/08/2025 21:45

Pajisja popullore e Apple tani është “e vjetruar

AutoTech

Gazeta Express

05/08/2025 21:45

Nga telefonat inteligjentë te kufjet, Apple është e njohur për gamën e saj të gjerë të produkteve.

Por nëse ende përdorni këtë pajisje të njohur, ndoshta ka ardhur koha për një përmirësim.

Apple ka shtuar zyrtarisht Apple Watch Series 1 në listën e saj të “produkteve të vjetruara.”

Pavarësisht emrit të saj, Apple Watch Series 1 nuk është në fakt ora e parë e zgjuar e Apple.

Në të vërtetë, ajo u lansua në vitin 2016 si një model i gjeneratës së dytë, me një çip të përmirësuar brenda.

Ajo që është shqetësuese, është se ky klasifikim i ri si “e vjetruar” do të thotë se përdoruesit do të mbeten pa asnjë lloj mbështetjeje në rast se pajisja dështon.

“Produktet konsiderohen të vjetëruara kur Apple ka ndaluar shitjen e tyre që më shumë se 7 vjet më parë”, ka shpjeguar Apple në faqen e saj.

“Apple ndërpret çdo shërbim harduerik për produktet e vjetruara, dhe ofruesit e shërbimit nuk mund të porosisin pjesë zëvendësuese për to.”

Apple pretendon se produktet e saj janë “të dizajnuara për jetëgjatësi,” por mbështetja fillon të tërhiqet rreth pesë vjet pas lansimit.

Produktet fillimisht klasifikohen si “vintage” kur nuk janë shpërndarë më për shitje prej më shumë se 5 por më pak se 7 vjet.

Më pas, kur kalojnë kufirin 7-vjeçar, ato përfundojnë në listën e “produkteve të vjetruara”.

Apple Watch i parë u lançua në vitin 2015, para se Series 1 dhe Series 2 të dilnin një vit më vonë.

Çuditërisht, Apple e kishte shpallur Series 2 si të vjetruar që në vitin 2024, por vetëm tani po e klasifikon Series 1 në këtë listë.

Pavarësisht se Apple prezanton pajisje të reja me entuziazëm të madh çdo vit, shumë prej tyre përfundojnë në heshtje në “varrezat” e teknologjisë.

Kriza e mbeturinave elektronike

Aktivistët mjedisorë besojnë se një jetëgjatësi më e shkurtër se një dekadë nuk është e pranueshme për një pajisje teknologjike që kushton disa qindra euro.

Kompani si Apple janë kritikuar ashpër për ushqyerjen e “krizës së mbeturinave elektronike”, ku grumbuj elektronikësh të hedhur përfundojnë nëpër vendgrumbullime.

Kur një pajisje hidhet dhe ngrohet në mbeturina, lëshohen kimikate toksike në ajër, të cilat dëmtojnë atmosferën.

Gjithashtu, mbeturinat elektronike që ndodhen nëpër vende të mbeturinave mund të lëshojnë materiale toksike në nëntokë, duke ndotur ujin nëntokësor dhe duke rrezikuar jetën e bimëve e kafshëve.

“Mbeturinat elektronike janë rrjedha e mbeturinave që po rritet më shpejt në botë dhe përfaqësojnë një krizë globale,” tha Nathan Proctor, drejtor i lartë i fushatës E drejta për të riparuar nga organizata Public Interest Research Group.

“Kompanitë që përdorin softuer për të parandaluar funksionimin e pjesëve të këmbimit të përshtatshme vetëm sa e përkeqësojnë këtë problem, duke dëmtuar konsumatorët dhe duke minuar punën e serviseve lokale.” /GazetaExpress/