Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19 - Gazeta Express
string(83) "pajisja-e-vogel-me-bluetooth-qe-do-te-ndihmoje-per-gjurmimin-e-njerezve-me-covid-19"

Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19

Gazeta Express

20/09/2020 18:57

Singapori është duke shpërndarë mijëra pajisje të cilat do të mund të gjurmojnë  se ku ka qenë një person dhe me kë është takuar.

Pajisja e vogël me Bluetooth  do të ndihmojnë në parandalimin e koronavirusit. Kjo pajisje është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjurmimin e kontakteve që ishte prezantuar më parë nga qeveria e Singaporit.

Lexo Edhe:

Autoritetet thanë se kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

Për shembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendndodhjes së tyre.

E vetmja gjë që përdoruesit duhet të bëjnë është të mbajnë një të tillë me vete dhe bateria zgjat deri në nëntë muaj pa pasur nevojë për rimbushje.