Paguajnë 5 mijë paund për t’i shpëtuar dëbimit nga Anglia, zbulohen teknikat e shqiptarëve - Gazeta Express
string(88) "paguajne-5-mije-paund-per-ti-shpetuar-debimit-nga-anglia-zbulohen-teknikat-e-shqiptareve"

Paguajnë 5 mijë paund për t’i shpëtuar dëbimit nga Anglia, zbulohen teknikat e shqiptarëve

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 17:39

Media britanike, Daily Mail, në një artikull të publikuar ditën e sotme ka treguar teknikat që përdorin shqiptarët për t’i shpëtuar dëbimit nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

artikullin e tyre shkruhet se shqiptarët paguajnë deri në 5 mijë paund për tu pajisur me raporte mjekësore false për t’i shpëtuar dëbimit.

Lexo Edhe:

“Bandat” shqiptare në Britani bashkëpunojnë me kompani ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false. Psikoterapistët dhe psikologët paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga Home Office, pra për tu dëbuar nga vendi”, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti evropian, janë nga Shqipëria, thuhet në raportin sekret të Inteligjencës Ushtarake.

Në 6 muajt e fundit, mësohet se kanë kaluar me gomone drejt Britanisë rreth 1075 emigrantë, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757 emigrantë./Gazeta Express