Pagoi të miturin t’i vinte tritol biznesmenit italian në Tiranë, ky është Edmond Arapi(FOTO) - Gazeta Express
string(88) "pagoi-te-miturin-ti-vinte-tritol-biznesmenit-italian-ne-tirane-ky-eshte-edmond-arapifoto"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 15:37

Pagoi të miturin t’i vinte tritol biznesmenit italian në Tiranë, ky është Edmond Arapi(FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 15:37

Ky është Edmond Arapi, 46 vjeçari i cili pagoi me 100 mijë lekë 16 vjeçarin për t’i vënë tritol fasonerisë së biznesmenit Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro.

Arapi përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut. Kjo të paktën u konfirmua nga dëshmia që 16-vjeçari ka dhënë para grupit hetimor.

Lexo Edhe:

Vetë Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje. Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, ai u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes./Gazeta Express