“Pagoi 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizyn”, reperi i njohur publikon dokumentin - Gazeta Express
string(84) "pagoi-100-mije-euro-per-nje-bashkepunim-me-noizy-reperi-i-njohur-publikon-dokumentet"

Rozë

Gazeta Express

19/06/2021 11:09

“Pagoi 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizyn”, reperi i njohur publikon dokumentin

Rozë

Gazeta Express

19/06/2021 11:09

Para pak ditëve në një intërvistë, reperi shqiptar nga Tetova, S4MM ka thënë se një reper shqiptar ka paguar 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n, e që më pas përmendi edhe emrin e tij.

S4MM dhe GENT filluan përplasjet në rrjetin social “Instagram” duke publikuar fotografi të njëri-tjetrit dhe përgënjeshtruar deklaratat.

Lexo Edhe:

“Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ka thënë Gent me një video.

“Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, iu drejtua S4MM.

Sipas S4MM, këto para Noizy ia mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikuar me videoklip, e cila ka dy vite që është publikuar.

Pasi deklaratat e S4MM u përhapen në rrjete sociale, ka reaguar Gent duke publikuar kontratën e bërë me Noizyn dhe OTR duke vërtetuar se ka paguar 23 mijë e 760 euro dhe jo 100 mijë euro.

Më pas ai ka publikuar edhe disa foto ku ofendon S4MM dhe e krahason me një kafshë, por se S4MM ka thënë se pjesën tjetër 80 mijë euro i ka paguar ‘cash’ dhe ka qenë prezent aty. E që reperi, Noizy nuk ka reaguar ende për këtë çështje./Express/