Pagat në arsim janë rritur për mbi 2 mijë denarë


load
Gazeta Express
5 Nëntor 2019 10:50

Për dy vite paga mesatare në arsim është rritur për mbi 2.000 denarë, jemi në rrugë të drejtë.

LSDM si parti e përgjegjshme mbetet e përkushtuar në masat që sigurojnë rritje të pagave dhe më shumë para për çdo familje.

Angazhimi për paga më të mëdha në të gjithë sektorët po jep rezultate.

Për vetëm 2 vite, paga mesatare në arsim është rritur për mbi 2.000 denarë. Paga mesatare për muajin gusht është 24.352 denarë, ndërsa në maj të vitit 2017 ajo ishte 22.236 denarë.

Për dallim nga rritja e tillë, në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së paga mesatare për shtatë vite radhazi është rritur vetëm 850 denarë, gjegjësisht prej 21.385 denarë në maj të vitit 2010, në 22.236 denarë në maj të vitit 2017.

Me rritjen e pagave në arsim e motivojnë kuadrin e arsimit për përparim dhe avancim të procesit arsimor. Pagat në të gjithë sektorët, duket e përfshirë edhe arsimin do të vazhdojnë të rriten. Mësimdhënësit e suksesshëm dhe nxënësit e lumtur do të mbeten prioritet i LSDM-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Te fundit


Kthehu lart