Paga shtesë për policët, Rama sulmon Bashën: Mendon se Covid është Sudja me thasë më para - Gazeta Express
string(87) "paga-shtese-per-policet-rama-sulmon-bashen-mendon-se-covid-eshte-sudja-me-thase-me-para"

Paga shtesë për policët, Rama sulmon Bashën: Mendon se Covid është Sudja me thasë më para

Gazeta Express

09/04/2020 15:32

Kryeministri Rama i është përgjigjur kërkesës që Basha i drejtoi qeverisë për shpërblimin e punonjësve të policisë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Rama shkruan se Lulzim Basha e PD nuk po mendojnë sesi të ndihmojnë qytetarët, por sesi të kryejnë protesta të mëdha nesër.

Lexo Edhe:

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”-shkruan Rama.

Basha i kërkoi qeverisë që t’u japë një pagë suplementare punonjësve të policisë, që sipas tij po punojnë në kushte tejet të vështira në këto kohë të koronavirusit.

“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë. Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin. I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje,”-deklaroi Basha./EXPRESS