Paditet nga IKMT kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:58

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin demokrat të Bashkisë së Kavajës Isa Sakja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas IKMT-së, Isa Sakja ka dhënë 7 leje ndërtimi në mënyrë abuzive duke cënuar interesin publik dhe territorin

 “Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë” thuhet në njoftimin e IKMT-së. /Express

Te fundit


Kthehu lart