Pacolli: Zgjedhja e Von Der Leyenit në krye të KE’së, lajm i mirë për Kosovën


Gazeta Express
16 Korrik 2019 23:06

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, në internet, Pacolli ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.

Tutje, ministri ka thënë se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane.

Zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të presidencës së Komisionit Evropian e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Ursula von der Leyen u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart