Pacolli takon kryediplomaten norvegjeze, flasin për dialogun


Gazeta Express
25 Qershor 2019 10:15

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, derisa është bërë e ditur se me të ka diskutuar për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësohet për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane”, ka shkruar Pacolli.

Ministri bëri të ditur se janë dakorduar gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart