Pacolli ngushëllon për ushtarin amerikan të vdekur ne Kampin e Novosellës - Gazeta Express

Gazeta Express

07/07/2020 10:46

Pacolli ngushëllon për ushtarin amerikan të vdekur ne Kampin e Novosellës

Gazeta Express

07/07/2020 10:46

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan pas vdekjes së ushtarit Alexander Klass në kampin ushtarak në Novosellë.

Pacolli përmes Facebook-ut ka shkruar se vdekja tragjike e ushtarit 20-vjeçar i ka prekur të gjithë.

“Vdekja tragjike e një ushtari të ri amerikan i vendosur në kampin ushtarak në Novosellë ka prekur të gjithë ne. Unë sot dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Klass, kolegët e tij dhe popullin amerikan. Alexander Klass, 20 vjeçar ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare të Oregonit”, ka shkruar Pacolli.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Ëillamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente ai u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.