Pacolli mirëpret vendimin për heqjen e reciprocitetit me Serbinë - Gazeta Express
string(64) "pacolli-mirepret-vendimin-per-heqjen-e-reciprocitetit-me-serbine"

Pacolli mirëpret vendimin për heqjen e reciprocitetit me Serbinë

Gazeta Express

06/06/2020 11:10

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli e ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Pacolli përmes Facebook-ut ka thënë se heqja e reciprocitetit është hap në drejtimin e duhur.

Lexo Edhe:

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e pengesave ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Heqja e vendimit për reciprocitet është një hap në drejtimin e duhur. Kosova duhet të punojë me aleatët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, për të rifilluar dialogun me njohjen e ndërsjellë si qëllimin kryesor midis Kosovës dhe Serbisë. AKR do të mbështesë këtë proces dhe do të luajë një rol konstruktiv”, ka thënë Pacolli.

Tutje, Pacolli është shprehur se është koha që të mbyllet kapitulli i fundit me Serbinë.

“Është koha që të mbyllim kapitullin e fundit me Serbinë dhe hapim rrugën që vendi ynë të marrë rrugën e integrimit në NATO, BE dhe Kombet e Bashkuara. Ne gjithmonë kemi pasur sukses dhe kemi dal fitues si në 1999 dhe 2008 kur ishim me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë dhe këtë herë do të kemi sukses prapë kur jemi në anën e drejtë”, ka thënë Pacolli./Express/