Pacolli: Mirë që kaloi Ligji për Rimëkëmbje, por disa deputetë e kanë bërë odë Parlamentin - Gazeta Express
string(88) "pacolli-mire-qe-kaloi-ligji-per-rimekembje-por-disa-deputete-e-kane-bere-ode-parlamentin"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 15:24

Pacolli: Mirë që kaloi Ligji për Rimëkëmbje, por disa deputetë e kanë bërë odë Parlamentin

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 15:24

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka drejtuar kritika në drejtim të kolegëve të tij, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se është për të të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një ode të egos dhe interesave personale.

Lexo Edhe:

“Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet ta përfaqësojnë korrektësisht”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij;

Mirë që sot ligji për rimëkëmbjen ekonomike kaloi.

Më vjen keq që jemi vonuar aq shumë. Qytetarët e Kosovës nuk e merituan këtë vonesë. 

Me miratimin e këtij ligji, deputetët e KK kryejnë detyrimin minimal para qytetarëve.

Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një ode të egos dhe interesave personale, duke injoruar faktin që ata janë të zgjedhurit e popullit qe duhet të punojnë për interesat e  popullit.

Injorimi ose kushtëzimi për miratime  të ligjieve me qëndrime personale përplot inate, teke, mllefe, interesa partiake, interesa personale, grupore etj dëmtojnë mbarvajtjën e punës madhore të Kuvendit. Veprimet e tilla janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme. 

Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet t’a përfaqësojnë korrektsisht.