Pacolli flet për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut


Gazeta Express
13 Gusht 2019 13:21

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka kujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që ndodhi 18 vite më parë.

Ai thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.
Shkrimi i plotë:

Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart