Pacolli ende në Zvicër, konsultohet në telefon me Thaçin - Gazeta Express
string(55) "pacolli-ende-ne-zvicer-konsultohet-ne-telefon-me-thacin"

Gazeta Express

02/04/2020 10:31

Pacolli ende në Zvicër, konsultohet në telefon me Thaçin

Gazeta Express

02/04/2020 10:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin për t’u konsultuar për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

Takimi i paraparë në Kuvendin e Kosovës nuk është realizuar pasi që Pacolli gjendet në Zvicër dhe për shkak situatës nga virusi nuk ka pasur mundësi të vijë në takim.

Lexo Edhe:

Pas kësaj, presidenti Thaçi pritet të takoj kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Pastaj edhe me përfaqësuesit tjerë politik të opozitës.