Pacienti me ethe të Nilit ende në gjendje të rëndë


Gazeta Express
17 Gusht 2019 16:37

Pacienti 66 vjeçar i infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, i cili është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ende është në gjendje të rëndë shëndetësore me manifestim në sistemin qendror nervor, deklaroi për MIA-n, drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive dhe dhe gjendje frebrile, Milena Stevanoviq.

Ky është rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor për këtë verë në shtet dhe është konfirmuar në laboratorin e Qendrës për shëndet publik në Shkup.

I hospitalizuari tani më një javë është për mjekim në repartin për kujdes intensiv në Klinikën infektive, ndërsa sëmundja ishte diagnostikuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtator” në Shkup.

Në Klinikën infektive për këtë sezon deri më tani nuk janë regjistruar raste të dyshimta nga infektimi, që është bartet përmes mushkonjave. Më shpesh kalon si ftohje, ndërsa tek një përqindje e vogël manifestohet me pasqyrë të rëndë klinike.

Doktoresha Stevanoviq dje informoi se nuk ka hapësirë për panik tek popullata për të cilën mbesin rekomandimet kryesore për mbrojtje nga mushkonjat. Përveç spërkatjes kundër mushkonjave nga ana e institucioneve kompetente, theksoi ajo, edhe epidemiologët dhe shërbimet tjera ndërmarrin aktivitete të rregullta dhe rutine për parandalim dhe mbrojtje.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart