Paçarizi dënon sulmin ndaj ekipit të T7 dhe Gazetës Express


Gazeta Express
22 Gusht 2019 17:40

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi i ftuar në emisioni Frontal në T7 ka folur për sulmin që truproja e Kadri Veseli bëri sot ndaj ekipit të T7, derisa, ka komentuar edhe komunikatat që kjo parti ka lëshuar kundër Gazetës Express e T7.

“Komunikata e parë ishte shumë shqetësuese jo vetëm pse është nga PDK po sikur të vinte edhe nga PSD sikur të ishte parti e vogël, gjithkush që e ka një troh fuqi politike, kur i kërcënon mediat është shqeësuese për demokracionë në një vend”, thotë ai, raporton Gazeta Express.

I njejti shton se është mbështetës i gazetarëve dhe mediave.

“Mendoj që mediat e kanë për detyrë të jenë të paanshme, në rastet kur ka shkarje të tilla, edhe pse mund të ketë, jemi në një dinamikë të informacioneve, nuk bën të lincohemi nëse japim informata bazuar në burime të caktuara. Unë jam mbështetës i gazetarëve dhe mediave, në një far mënyrë jemi përditë të lidhur me ta”, ka bërë të ditur profesori universitar.

Sipas tij, vendi po zhvillohet në mënyrë demokratike vetëm nga mediat e organizatat joqeveritare, e shton se kjo nuk është meritë e institucioneve të Kosovës.

“Nuk janë insitucionet e Kosovës që po e zhvillojnë vendin, po gazetarët, mediat e disa institucione joqeveritare, kjo është meritë e mediave dhe organizatave joqeveritare. Shkalla e demokracisë në vend varet nga liria e mediave. Rangimi i shkallës së lirisë së shprehejs bëhët mbi këto baza. Pushteti e ka për detyrë madje të sigurojë funksionimin e lirë të mediave”, tha ai.

“Komunikata e djeshme ka qenë shumë shqetësuese për mua. Për mu është e pakuptimtë është një parti në prag të fushatës me bë një veprim të tillë”, ka thënë profesori derisa ka folur për komunikatën që PDK ka lëshuar duke bërë thirrje që të mos lexohet Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart