Pa fitues në derbin Llapi – Feronikeli dhe në ndeshjen Prishtina – Trepça ’89 pas pjesëve të para


Gazeta Express
15 Maj 2019 16:57

Llapi dhe Feronikeli janë duke barazuar 1:1 në Podujevë, pas pjesës së parë të derbit që pritet të luajë rol përcaktues në kampionin e ri në Ipko Superligë.

Po ashtu, edhe rivali i Niklit për titull, Prishtina, është duke barazuar pa gola 0:0 me Trepçën ’89, në një tjetër takim të rëndësishëm të javës së parafundit në Superligë, raporton Gazeta Express.

Lideri i Superligës Feronikeli e nisi takimin furishëm dhe më mirë, dhe pas disa rasteve të mira e gjeti golin e epërsinë me Arbër Prekazi që shënoi me kokë në minutën e 18-të.

Megjithatë, gëzimi i vizitorëve nga Drenasi zgjati shkurt, pasi Llapi e barazoi rezultatin pas vetëm tre minutave falë një penalltie.

Festim Alidema shënoi nga pika e bardhë në minutën e 21-të

Siç qëndrojnë gjërat, Feronikeli ngel lider me 75 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 73. Me Llapin që mbetet i treti me 70 pikë.

Nëse gjërat qëndrojnë kështu edhe pas pjesës së dytë, atëherë kampioni do të përcaktohet në javën e fundit, kur Feronikeli e pret Prishtinën në Drenas.

Rezultatet dhe tabela pas pjesëve të para:     

Te fundit


Kthehu lart