Mesut Ozil u incizua nga kamerat televizive duke bërtitur me zemërim, pasi Arsenali pësoi disfatë me rezultat 2:1 në shtëpi kundër Brightonit, në kuadër të Premierligës.
Arsenali s’ka arritur të sigurojë fitore që nëntë ndeshje radhazi dhe tani radhitet në pozitën e dhjetë në tabelën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.
Kjo ecuri e dobët e skuadrës së Topçinjve e ka ndikuar kaq mesfushorin gjerman me origjinë turke, i cili u incizua duke debatuar me Per Mertesackerin, përderisa po largohej nga fusha e Emirates, në fund të ndeshjes.
31-vjeçari shihej duke bërtitur dhe dukej i zemëruar edhe me trajnerin e përkohshëm, Freddie Ljunbergin. Matteo Guenzdeouzi tentoi ta qetësojë Ozilin, mirëpo tentimi i tij rezultoi i pasuksesshëm.
Mesut Ozil was visibly frustrated as he left the pitch after tonight's Arsenal match.#ARSBHA pic.twitter.com/uaelP9Kcx6
— DAZN Canada (@DAZN_CA) December 5, 2019
Adam Webster ia dha Brightonit epërsinë në pjesën e parë në Emirates dhe, përkundër që Alexandre Lacazette arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë, një gol i shënuar me kokë nga Neal Maupay afër fundit të ndeshjes ia dha mysafirëve tri pikët e ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Lacazette i ka shënuar të pestat gola të tij në këtë sezon të Premierligës në stadiumin Emirates. I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë gola këtë sezon në shtëpinë e vet është Mohamed Salahu i Liverpoolit, me gjashtë gola në Anfield.
Megjithatë, goli i francezit, në paraqitjen e tij të 100-të për Arsenalit, nuk ishte e mjaftueshme për t’iu shmangur disfatës për Arsenalin e Freddie Ljunberg, i cili e drejtoi skuadrën e Arsenalit për herë të parë si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Unai Emeryt.
Kjo bën që klubi londinez të mos ketë fituar ndeshje që nga ajo e 24 tetorit kundër Vitoria Guimaraes në kuadër të Ligës së Evropës, që përfundoi me rezultat 3:2.
Kjo është ecuria e tyre pa fitore më e keqe që nga marsi i vitit 1977, kur Arsenali s’arriti fitore në dhjetë ndeshje radhazi. Ata gjithashtu s’kanë fituar në shtëpi që katër ndeshje të Premierligës, që është ecuria më e keqe që nga viti 1995. /Gazeta Express/