Oxford Analytica: Kriza në Shqipëri kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar


Gazeta Express
11 Qershor 2019 19:42

Kompania britanike e inteligjencës në fushën gjeopolitike dhe riskut për investime, Oxford Analytica, me qendër në Londër, që shpesh shërben për qeverinë Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë një analizë për situatën aktuale në Shqipëri.

Sipas Oxford Analytica, gjendja e rrezikshme në të cilën ndodhet politika shqiptare është kthyer në një pengesë serioze për çeljen e negociatave. 

“Gjendja e rrezikshme e politikës shqiptare, dhuna në rrugë dhe sjellja publike  është një pengesë e madhe në sigurimin e vendimit nga BE. Meta dhe Rama janë armiq politikë, dhe deri më tani Rama shihet se po përkeqëson situatën; për ta zgjidhur krizën duhet ndërmjetësim ndërkombëtar,”-thuhet në analizën e kompanisë britanike.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./dosja

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart