Otto John zyrtarizohet te Dukagjini - Gazeta Express
string(35) "otto-john-zyrtarizohet-te-dukagjini"

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 16:25

Otto John zyrtarizohet te Dukagjini

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 16:25

Sulmuesi i njohur, Otto John, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Dukagjinit.

Klubi nga Klina ka njoftuar këtë të martë zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me nigerianin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

24-vjeçari së fundi ishte pjesë e Prishtinës, teksa më herët ka luajtur edhe te Trepça ’89 e Skënderbeu i Korçës.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

“Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit z. Armend Dallkut.

Mirë se vjen OTTO, na priftë e mbara!”. /Gazeta Express/