Osmani thotë se pas zgjedhjeve do të fillohet me përgatitje për regjistrim të popullsisë - Gazeta Express
string(88) "osmani-thote-se-pas-zgjedhjeve-do-te-fillohet-me-pergatitje-per-regjistrim-te-popullsise"

Gazeta Express

02/07/2020 13:39

Osmani thotë se pas zgjedhjeve do të fillohet me përgatitje për regjistrim të popullsisë

Gazeta Express

02/07/2020 13:39

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili vjen nga radhët e BDI-së, bëri të ditur se pas zgjedhjeve do të nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë.

Zgjedhjet kuvendare dhe këtë vit do të mbahen pa e ditur se sa është numri i saktë në shtet ndërsa problemi i moszbatimit të regjistrimit të regjistrimit të popullsisë, Osmani e sheh në mospasjen e konsensusit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo Edhe:

“Ne si Qeveri arritën marrëveshje dhe miratuan Ligjin për regjistrimin e popullsisë, që do të thotë se për herë të parë kemi pajtim etnik për mënyrë se si do të zbatohet regjistrimi. E dini se në vitin 2012 regjistrimi dështoi për shkak të mënyrës se si lexohej ligji nga dy bashkësitë etnike. Ai konsensus u arrit, por jo edhe konsensusi i përgjithshëm politik në Kuvend për ta miratuar atë ligj. Unë mendoj se zgjidhje e sjellur në Qeveri është zgjidhje e mirë, e që duhet të zbatohet, por do të ishte më mirë nëse të gjithë jemi të përfshirë në regjistrimin e popullsisë. Do të ishte mirë që menjëherë pas zgjedhjeve të fillojmë me përgatitjet për organizimin e regjistrimit”, tha Osmani.

Regjistrimi në Maqedoni për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2002, që do të thotë se në Maqedoni, për 18 vite mbahen zgjedhjet pa pasur numër të qytetarëve.