Osmani reagon pas sulmit mbi civilë në Kremenchuk: Sulmi i Putinit, i egër dhe thellësisht çnjerëzor - Gazeta Express
string(98) "osmani-reagon-pas-sulmit-mbi-civile-ne-kremenchuk-sulmi-i-putinit-i-eger-dhe-thellesisht-cnjerezor"

Osmani reagon pas sulmit mbi civilë në Kremenchuk: Sulmi i Putinit, i egër dhe thellësisht çnjerëzor

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 18:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sulmit rus mbi civilë që bëri në qytetin Kremenchuk në Ukrainë. Osmani e ka quajtur këtë sulm “çnjerëzor” dhe e ka cilësuar si akt terrori.

Rusët kanë sulmuar një mapo me mijëra njerëz brenda në atë që bota perëndimore po e cilëson si një sulm terrori. Edhe Osmani i është bashkëngjitur këtyre reagimeve.

Lexo Edhe:

“Sulmi i fundit i Putinit mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor. Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve”, ka shkruar Osmani.

“Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, shtoi ajo. /Gazeta Express/