Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s'ka treguar çfarë ka folë - Gazeta Express
string(118) "osmani-qytetareve-ne-dardani-kurti-me-ore-te-tera-me-vuciqin-dhe-lajcakun-ne-nje-dhome-kurre-ska-treguar-cfare-ka-fole"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 20:25

Osmani qytetarëve në Dardani: Kurti me orë të tëra me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë, kurrë s’ka treguar çfarë ka folë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 20:25

Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Osmani deklaroi se Kurti ka qëndruar për orë të tëra në takime të mbyllura me Aleksandar Vuçiq dhe  Miroslav Lajcak, ndërsa sipas saj, askush nuk është informuar për përmbajtjen e bisedimeve.

“Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di. Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar. A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë? Kurrë…”, tha Osmani gjatë tubimit në Prishtinë, ka transmetuar Infokus.

Advertisement
Advertisement
Advertisement