Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq - Gazeta Express
string(69) "osmani-pritet-me-nderime-shteterore-nga-presidenti-malazez-gjukanoviq"

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez Gjukanoviq

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 10:58

Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, raporton RTKlive.

Lexo Edhe:

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.