Osmani: Ne duhet të garantojmë zgjedhje të sigurta dhe të drejtën për të votuar për secilin qytetar - Gazeta Express
string(98) "osmani-ne-duhet-te-garantojme-zgjedhje-te-sigurta-dhe-te-drejten-per-te-votuar-per-secilin-qytetar"

Osmani: Ne duhet të garantojmë zgjedhje të sigurta dhe të drejtën për të votuar për secilin qytetar

Gazeta Express

09/07/2020 16:33

Ne duhet të garantojmë zgjedhje të sigurta dhe të drejtën e secilit
qytetar për votë ”tha sot Bujar Osmani, Zëdhënësi i fushatës së BDI-së.


“Unë jam i kënaqur që shoh që Komisioni për sëmundje ngjitëse po i
përgatit zgjedhjet në një mënyrë shumë profesionale dhe serioze dhe se
këto përgatitje do të garantojnë që çdo qytetar që dëshiron të votojë,
të mund ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë rrezik nga
infektimi.”
Osmani gjithashtu bëri thirrje edhe për përgjegjësinë personale të
qytetarëve: “Ne duhet të shkojmë në votime të mbrojtur me maska, doreza
dhe të ruajmë higjienën personale – këto masa janë të nevojshme dhe të
detyrueshme. Përgjegjësi veçanërisht e jona është gjithashtu që t’i
ruajmë pleqtë, të mundësojmë që njerëzit mbi 60 vjeç, të votojnë
gjithashtu pa rrezikuar shëndetin e tyre. “Qeveria duhet të rrisë
shpërndarjen e këtij informacioni, në të gjitha gjuhët, në mënyrë që të
gjithë të informohen për këto masa të detyrueshme dhe askush të mos
mbetet pa votuar”.

Lexo Edhe:

“Garantimi i zgjedhjeve të sigurta është njëri obligim, ndërsa obligim
tjetër është sigurimi i të drejtës së secilit qytetar për të votuar.
Tani për tani, as një e dhjeta nga të gjithë personat në karantinë, nuk
janë regjistruar për votim në vendet e veçanta. Ky është një dështim nga
i cili duhet të nxjerrim konkluzione”, tha Osmani duke shtuar se “nëse
regjistrimi i ulët është një paralajmërim i pjesëmarrjes së ulët të
votuesve në këto zgjedhje, ky është një problem, i cili duhet adresuar.
Nuk duhet të lejojmë që Corona të privojë njerëzit nga e drejta e tyre
themelore demokratike për votë.”

Nëse një person i informuar këtë mëngjes se duhet të shkojë në karantinë
dhe për këtë nuk do të jetë në gjendje të votojë, kjo gjë është e gabuar
dhe jo-kushtetuese. “Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë, por duhet
të garantojmë që të gjithë ata që janë të gatshëm të votojnë, do të kenë
mundësinë e votës. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që
të zgjasë kohën e regjistrimit. Medoemos duhet të mundësohet zgjidhje
edhe për ata që hyjnë në izolim pas mbylljes së regjistrimit. Është
përgjegjësi e shtetit të sigurojë që edhe në këtë situatën të veçantë,
të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të votojnë.”