Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka qëndruar në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, si pjesë e vizitave në institucione përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje të drejta, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.
Mediat dhe roli i tyre në procesin zgjedhor me qëllim që të sigurohen parakushte për zgjedhje të lira e demokratike si dhe fushatë e balancuar mediatike ishin temat që u diskutuan në takimin e Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe drejtuesit e Agjencisë së Mediave.
Drejtori Zoran Trajçevski ka deklaruar se Agjencia e Mediave është e gatshme në aspektin teknik, kadrovik dhe administrativ që t’i zbatojë aktivitetet gjatë kohës së zgjedhjeve./GazetaExpress/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....