Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar “magjik” koncertin e mbrëmshëm të Armend Rexhepagiqit në kryeqytet.
Ajo ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja në këtë koncert, ku ishte së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre. Afër Osmanit shihen Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci.
“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme”, shkroi presidentja në një postim në Facebook.
“Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja”, shtoi ajo.
Presidentja e falënderoi këngëtarin “për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”.