Osmani: Kjo është reçeta e vetme për Ballkanin - Gazeta Express
string(45) "osmani-kjo-eshte-receta-e-vetme-per-ballkanin"

Osmani: Kjo është reçeta e vetme për Ballkanin

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 16:24

“Kur flasim për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut- së pari mendojmë për gjeneratat e reja të cilët kanë të drejtë për jetë më të mirë dhe kushte dinjitoze që të veprojnë në vendin e tyre. Ardhmëria evropiane është reçeta e vetme për prevenimin e tendencave retrograde politike të Ballkanit- përgjigjja e vetme ndaj sfidave për pajtim dhe ndërtim të stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani pohoi se e ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e Rajonit në BE, duke bërë me dije se procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës. Ai iu referua orientimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e saj evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht edhe ndaj perspektivave evropiane të gjithë rajonit.

Lexo Edhe:

Në pjesën e diskutimit për ballafaqimin me sfidat e pandemisë, u potencua se solidariteti, bashkëpunimi i përbashkët dhe koordinimi janë parakushte për strategjinë globale anti –Covid. U theksuan përvojat e deritanishme pozitive në ballafaqimin me pandeminë, veçanërisht në kuadër të kryesimit të përbashkët të Republikës Së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

Ministrat riafirmuan nevojën për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit në zvogëlimin e ndikimeve ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Agjenda e takimit përfshinte dy tema aktuale: të ardhmen e Evropës nën dritën e procesit të hapur konsultativ në kuadër të Konferencës për të ardhmen e Evropës dhe sfidat aktuale me pandeminë Covid-19. Hapësirë e veçantë në takim iu dha një grupi të të rinjve nga e gjithë Evropa, të cilët ndanë vizionet e tyre për të ardhmen e Evropës.