Osmani thotë se reciprociteti duhet të studiohet para se të vendoset - Gazeta Express
string(87) "osmani-ka-dilema-per-reciprocitetin-thote-se-duhet-te-studiohet-para-se-te-vendoset-855"

Gazeta Express

05/02/2020 17:04

Osmani thotë se reciprociteti duhet të studiohet para se të vendoset

Gazeta Express

05/02/2020 17:04

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë konferencës pas takimit me shefen e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka folur për zotimin e koalicionit Vetëvendosje – LDK që tarifa ndaj mallrave serbe të zëvendësohet me vënie të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani nuk mund ta japë një afat se kur mund të vendoset reciprocitet ndaj Serbisë, pas kjo thotë se është temë shumë më komplekse.  

Lexo Edhe:

“Sa i perket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet është temë komplekse që kërkon studim të thellë. Nuk prekë punën e qeverisë dhe Kuvendit, por bashkëpunim me shumë akterë të tjerë, qofshin nga jeta ekonomike dhe institucione të tjerë”, tha Osmani, transmeton Gazeta Express.

Kryeparlamentarja thotë se reciprociteti mund të prekë 33 marrëveshjet që tashmë janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe se duhet të studiohen thellë, para se të vendoset.

“Çështja e reciprocitetit, në masë të madhe prek edhe 33 marrëveshje që tashmë janë arritur me Serbinë. Prandaj duhet të analizohet se sa nga këto cështje janë pjesë e marrëveshjes e sa duhet të trajtohen tash e tutje. Për momentin unë nuk mund të japë një përgjigje të saktë të ndonjë date se kur kjo mund të ndodhë, natyrisht më saktë do të jepej nga Qeveria se nga këtu, megjithatë mendimi im është se kjo kërkon studim më të gjerë, më shumë gjithëpërfshirje para se ta marrim vendimin final. Vendimi politik e kemi” , është shprehur Osmani.

Për reciprocitetin sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili nuk ka shprehur ndonjë dilemë dhe ka qenë i bindur se Qeveria e tij do të zëvendësojë tarifën me reciprocitet. /Express/